22:50 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

ATK me super aksione, në këto komuna mbyll 13 kazino për një javë

Administrata Tatimore e Kosovës kohëve të fundit ka mbyllur së paku 13 objekte të lojërave të fatit në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovë, Lipjan dhe në  Gjakovë duke i cilësuar sit ë jashtëligjshme dhe në afërsi të shkollave.

Zëdhënsja e këtij insitucioni, Valentina Bytyqi Sefa ka treguar se inspektorët e ATK-së kanë qëndruar në terren që qytetet përkatëse për disa aksioni ku sipas saj, në fund të javë do të publikojnë edhe komunikatën lidhur me këtë rast.

“Përveç aksionit në Lipjan të enjten, ATK-ja edhe në ditët e kaluar ka realizuar një aksion dhe ka mbyllur edhe 9 pika të tjera të lojërave të fatit në, Gjakovë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Lipjan”, ka thënë Bytyqi./Indeksonline/