19:42 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Atleti britanik pret një fëmijë me burrin e tij Dustin Lance Black

Atleti britanik Tom Daley është i vendosur të mirëpres një fëmijë me bashkëshortin Dustin Lance Back.

23 vjeçari ndau një fotografi të tijën në Instagram ku shihej me Dustin, që të dy mbanin në dorë fotografinë e ultrazërit të bebes.

Në mbishkrimin e tij ai ka shkruar “Urime Dita e Shën Valentinit”- me dy emoji meshkuj dhe një fëmijë pranë tyre.

Dustin 43 vjeç, gjithashtu shpërndau këtë foto duke ua uruar të gjithëve Shën Valentinin./Indeksonline/