12:18 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Atletico pa “shtyllën” kryesore kundër Arsenalit

Atletico Madrid do të jetë pa Diego Simeonen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i atletit u largua në ndeshjen e parë pas protestave në drejtim të gjyqtarit francez, Clement Turpin, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në Wanda Metropolitano skuadra do të udhëhiqet nga zëvendësi i tij, Germano “Mono” Burgos.

Megjithatë ende nuk dihet nëse Simeone do të kthehet në finale nëse skuadra e tij arrin të kualifikohet. /IndeksOnline/