12:53 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Atletico prezanton fanellat, mungon Griezmann

Atletico Madrid të enjten zbuloi dizajnin e fanellës së re për sezonin e ri, nëpërmjet një imazhi, në të cilën Saul Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez paraqiten me moton “ndjenjë e pakrahasueshme”.

Është e habitshme pse lojtari kryesor i skuadrës së trajnerit Diego Simeone mungon në këtë prezantim. E kemi fjalën për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, kështu që rriten zërat për marshimin e tij të mundshëm drejt Barcelonës.

“Fanella për sezonin e ardhshëm paraqet ngjyrat tona kuq e bardhë, me vija karakteristike, me detaje blu në pjesën e poshtme. Këtë herë, çorapet janë të kuqe, ndërsa pantallonat mbajnë blunë klasike. Në unifromë nuk mungon edhe një flamur spanjoll, përfaqësues i vendit tonë”, – shpjegon Atlético Madrid në faqen e vet të internetit.