19:53 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Atraksione këtë fundjavë me garën drift dhe karting

Pas emocioneve në garën malore të Pouskos e atë auto sllallom në Gjakovë, koha është për zhurmë, tym e atraksione në garën e disiplinës drift, por edhe karting, të cilat këtë të diel mbahen te Qendra e Panaireve në Gazimestan dhe janë të vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Mëngjesi dhe para dita do t’u takojë fëmijëve, të cilët në karting do t’i shfaqin aftësitë e tyre, për të dëshmuar se janë e ardhmja e automobilizmit tonë.

Në periudhën kohore 08:30-09:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj kontrollimi teknik, verifikimi i dokumentacionit dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa në orën 11:00 është paraparë të nisë vozitja e parë zyrtare.

Menjëherë pas përfundimit të saj është edhe vozitja e dytë dhe me shpalljen zyrtare të rezultateve përfundon gara e katërt në karting për këtë vit.

Pak çastet më vonë, konkretisht në orën 13:30 nis paraqitja në garë për drift. Njëjtë sikur edhe në karting, pas kryerjes së procedurave obligaitve, vozitja e parë duhet të fillojë në orën 15:00.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme./Indeksonline/