14:39 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Aubameyang mbetët i Dortmundit!

Pierre Aubameyang siç duket do të mbetët në Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Gaboni është duke u kërkuar me ngulmë nga skuadra e Arsenalit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë në konferencën për shtyp, trajneri i BVB-së, Peter Stoger tha se gjithçka po shkon mirë me Auban.

“Gjithçka po shkon mirë me të. Ai është rikthyer në stërvitje. Kam folur me të dhe tani jemi mirë.  Nëse mëson nga gabimet, ai është i mirëseardhur sepse ka cilësi që mund të na ndihmojë”, ka thënë Stoger.

Në anën tjetër foli edhe drejtori i klubit gjerman, Michael Zorc i cili ka një porosi për Wenger: “Ai ka punë te skuadra e tij, le të kujdeset për futbollistët e tij”.

Dortmundi nesër luan kundër Hertha Berlinit nga ora 20 e 30./IndeksOnline/

Temat: