16:57 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Audi E-Tron, makina e parë në botë me pasqyra të jashtme virtuale

Audi pritet që së shpejti të prezantoj zyrtarisht makinën e parë elektrike, e quajtur E-Tron.

Kompania gjermane i ka bërë një testim kogja rigoroz në tunelin e tyre të erës, duke numëruar më shumë se 1,000 orë, për t’u siguruar që ka aerodinamikën më të mirë të mundshme.

Rezultati është një koeficient mbresëlënës prej 0.20 , gjersa pritet që E-Tron të ketë një gamë të përditshme prej më shumë se 400 kilometra ngasje, transmeton IndeksOnline.

Aerodinamika është çelësi i performancës së makinës elektrike, me E-Tron që ofron zgjidhje teknike të avancuara për të ndihmuar që makina të kaloj nëpërmjet ajrit me rezistencë minimale.

Njëra ndër gjërat që ndihmon këtë janë edhe pasqyrat e jashtme virtuale, një gjë që shihet për herë të parë në një makinë prodhimi.

Pasqyrat virtuale të dyerve janë shumë më të ngushta se sa pasqyrat standarde dhe kanë një aparat të vogël të integruar brenda. Gjerësia E-Tron është e zvogëluar me 15 cm kur është e pajisur me to. /IndeksOnline/