11:16 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Audi në SHBA ofron teknologji automatike për pagimin e taksave

Në një përpjekje për të “çarmatosur” xhamat e shoferëve dhe për të lehtësuar procesin e rrugëve me pagesë, modele të caktuara të Audi në SHBA do të pajisen me një teknologji mjaft të dobishme.

Teknologjia më e fundit e këtyre automjeteve në infrastrukturë do të arrijë më së shumti në veturat e reja me teknologji të lartë, me gjasë si një shtesë opsionale.

Ky modul i integruar i taksave (ITM) është projektuar në pasqyrën për pamje të pasme, nga ku shkon sinjali dhe komunikon me porta me pagesë jashtë makinës duke lejuar qasjet në rrugët me pagesë.

Sistemi ITM thuhet se është në përputhje me të gjitha agjensitë e taksave në të gjithë SHBA-në. Sistemi gjithashtu duhet të punojë edhe në Kanada dhe Meksisë, por Audi nuk duket të jenë të gatshëm të garantojnë për ato vende.

Teknologjia thuhet të jetë në përputhje me agjencitë ekzistuese të tarifave në të gjithë SHBA dhe mund të regjistrohet me një llogari rrjedhëse bankare të shoferit, një llogari të re ose një llogari të taksave mbarëkombëtare. Për zhvillimin e ITM u përkujdes Korporata Gentex, furnizuese e pasqyrave automatike për të gjitha automjetet Audi./IndeksOnline/