21:37 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

“Audi” përplas makinën e OSHEE, dëshmitari: Njerëz pa ndjenja e mbuluar me gjak

Një tjetër aksident i rëndë ka tronditur Thumanën mbrëmjen e sotme, ku një  mjet “Audi A6″ ka përplasur makinën e OSSHE-së.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka disa të lënduar,  të cilët duket të jenë në gjendje të rëndë.

Nga raportet paraprake, mësohet se aksidenti i rëndë në Thumanë , ka ndodhur pasi ” Audi’ që po ecte më shpejtësi skëterrë ka përplasur makinën e OSSHE, nga mbrapa.

Një nga dëshmitarët në vendngjarje shprehet për “JOQ.al” se disa persona të plagosur po nxirren nga mjetet, por duket se janë ndjenja.

Ai bën të ditur se:

Një “Audi A6” është përplasur me një makinë të OSSHE në Thumanë. Njerëzit brenda janë bërë copa.

Sa kalova edhe isha me femijë në makinë.

Po Audi me shpejtësi sketerr i ka rene makinës se OSSHE  nga mbrapa

Po nxirrnin njerëz të gjakosur edhe pa ndjenja”

Temat: