Audi RS3 më i shpejtë se Ferrari 458 Italia
E fundit nga këto është Audi RS3 Sportback, i cili duke iu falënderuar tunerit gjerman HGP Turbo ka motor 2.5 litra me 606 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.
Kjo arrihet falë një turbo-mbushësi të ri, një kompresor më të madh, një filtër ajri K&N, një sistem të modifikuar të ajrit dhe sigurisht një motor të ri-hartuar, ndërrues DSG të shpejtësisë, dhe kjo e tërë “paketë” kushton 15.500 euro.
Ky RS3 përshpejton 0-100 km/h në 3.1 sekonda, 0-200 për 9.7, dhe një çerek milje shkon për 11.01. Në teori, është më i shpejtë se Ferrari 458 Italia që përshpejton 3.4s dhe vetëm 0.1s më ngadalë se Ferrari i ri 488 GTB.
Klientët e interesuar do të duhet të paguajnë 77.730 euro për këtë version të Audi RS3. Për krahasim, versioni bazë i RS3 Sportback në Gjermani është 55,900 euro.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.