17:17 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Audi RS4 Avant 2018, luan rolin e një pastruesi bore [Video]

Audi RS4 Avant i ri është një makinë fantastike që nuk ka frikë të trajtojë edhe kushtet më të pafavorshme – kjo përfshinë edhe borën.

“Auditography” ka lëshuar një tjetër video mbresëlënse ku është e pranishëm ky model i ri, i angazhuar në disa veprime lëruese të borës në një peisazh dimëror në Poloni.

E pajisur me rrotat aliazhi prej 20-inç, A4 Avant mundësohet nga një motor 2,9 litërsh biturbo benzinë. Motori ka 444 kuajfuqi dhe mundësohet nga një transmision automatik me 8 shpejtësi.

Ajo ka nevojë vetëm për 4,1 sekonda që të arrij shpejtësinë 0-100 km/orë , ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/orë.

Çmimi për RS4 Avant të ri fillon nga 79,800 € (97,818 $) në Gjermani dhe 61,625 £ (85,777 $) në Mbretërinë e Bashkuar. /IndeksOnline/