10:42 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Audi sjellë teknologjinë për semaforë në 600 kryqëzime të rrugëve në Washington D.C

Më shumë se 600 kryqëzime në Distriktin e Kolumbisë tani kanë teknologjisë ” të mençur të qytetit” , duke lejuar rrjetin e sinjalit të komunikacionit të lidhet me sistemin ‘Automjete-Infrastrukturë’ të Audi-së.

Konkretisht, kryqëzimet tani kanë tiparin ” time-to-green” të sistemit të ri të Audi për semaforë, i cili është i disponueshëm në modelet 2017 dhe 2018.

“Kjo iniciativë përfaqëson llojin e inoviacionit që është e rëndësishme për ne, për të çuar përpara qëllimet e sigurisë në trafik të Vizionit Zero” , tha kryebashkiaku Muriel Bowster.

Ndërkohë, presidenti i Audi për Amerikë, Scott Keogh, tha se teknologjia si “Light Traffic Light Information” ndihmojnë në reduktimin e stresit të shoferit “dhe janë gjithashtu zhvillime thelbësore brenda industrisë.

“Time-to-Green” punon duke marrë sinjale në kohë reale nga sistemet e menaxhimit të trafikut që monitorojnë semaforët nëpërmjet lidhjes së të dhënave të veturës 4G LTE. Kur drita është e kuqe, shoferi do të marrë sinjalin se sa gjatë duhet të presë derisa sinjali të bëhet i gjelbër. /IndeksOnline/