19:44 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Auf Wiedersehen” Bayern, Boateng transferohet te gjiganti evropian

Ylli i Bayern Munich, Jerome Boateng raportohet se ka vendosur të transferohet te Paris Saint-Germain pasi e refuzoi kalimin në Manchester United.

Mbrojtësi gjerman është duke pritur që klubet në fjalë të arrijnë marrëveshje pasi që kushtet personale mes tij dhe parisienëve janë arritur, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Le Parisien, Boateng, i cili është i kontraktuar me klubin gjerman deri në vitin 2021, është lejuar të largohet nga bavarezët pasi që është lodhur masat e rrepta disiplinore të klubit.

Juventusi ishte gjithashtu i interesuar për ish-anëtarin e Manchester Cityt, para se marrëveshja me Leonardo Bonuccit të materializohej.

FBL-GER-BUNDESLIGA-BAYERN-MUNICH-TRAINING

Boateng thuhet se i ka treguar trajnerit, Jose Mourinho se nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në ”Old Trafford” pas miqësores së fundit mes dy klubeve në Amerikë.

Trajneri i ri i PSG-s, Thomas Tuchel është shumë i interesuar për transferimin e mbrojtësit me përvojë dhe shpreson se do ta sjellë atë në Paris./IndeksOnline/