14:57 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aulona Musta tregon se është bërë muskuloze si bashkëshorti

Gazetarja e njohur, Aulona Musta është njëra nga drejtueset e emisionit “Thumb” e cila pëlqen të “thumbojë” shumë nga personazhet publike.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet së bashku me bashkëshortin. Kurse, me muskuj dukej se i është ofruar goxha bashkëshortit ndonëse ka nevojë për punë.

“nga krahet i jam afruar goxha, vetem keto kembet po me lodhin, s’po i bej dot si te atij ?????? Burre e grua mish e thua, ose burre e grua, muskul e definim” ka shkruar Aulona.

Ndryshe, Aulona ka forma goxha të mira trupore dhe punon shumë për to./Indeksonline/

Temat: