12:52 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Austri: Hyn në fuqi ndalesa e pirjes së duhanit në vetura

Në Austri ka hyrë në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në automobila kur të voziten fëmijët ose të rinjtë nën moshën 18-vjeç.

Gjobat parashihet të jenë deri 100 euro dhe në rast të përsëritjes së shkeljes së njëjtë do të ketë gjoba deri në 1.000 euro.

Nga ndalesa përjashtohen kryesisht taksitë.