21:41 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Austria e befason Gjermaninë në miqësore [Video]

Austria ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në miqësoren ndaj Gjermanisë, duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin gjermanët, me golin e Ozil në minutën e 11-të.

Në pjesën e dytë, Austria barazoj rezultatin me golin e Hinteregger. Schops shënoi edhe golin e dytë për austrikakët, i cili ishte goli i fitores. /IndeksOnline/