19:56 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Austria përgatitet për bllokimin e kufirit, alarmohet për qindra-mijëra emigrantë nga Ballkani

Trupat policore austriake po bëjnë përgtitjen më të mëdhe për patrullim të vijës kufitare në vend, pasi ata raportojnë se 80 mijë emigrantë nga Ballkani po planifikojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Operacioni, që përfshinë qindra ushtarë të Ushtrisë Federale dhe policisë së trazirave, do të zhvillohet në Spiefeld, në afërsi të kufirit jugor të Austrisë me Slloveninë më 25 qershor, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung”, ky veprim i zyrtarëve erdhi pas shqetësimit të tyre lidhur me numrin e azilkërkuesve nga Ballkani që jetojnë aktualisht në Evropën Perëndimore.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se për shkak të situatës në Ballkan, 80 mijë persona janë të gatshëm të largohen nga aty./Indeksonline/