14:02 / E enjte, 12 Tetor 2017

Arrestohet 21-vjeçari, i ikte policisë me ambulancën e vjedhur [Video]

Arrestohet 21-vjeçari, i ikte policisë me ambulancën e vjedhur [Video]

Një 21-vjeçar nga Detroiti është arrestuar pasi ka vjedhur një ambulancë.

Rreth orës 6:35 të shtunën e kaluar, Eric Preston vodhi ambulancën gjersa stafi ishte brenda spitalit lokal.

Jo shumë kohë pas fillimit të ngasjes, policët filluan të ndjekin Preston përgjatë një rruge me katër korsi. Në përpjekjet e tij për t'iu shmangur arrestimit, ai u largua nga rruga në zonën me bari para se të rishfaqet në rrugë dhe të vazhdoj t'iu shmanget autoriteteve.

Fati i tij përfundimisht përfundoi kur u përpoq përsëri të dilte në zonën me bar para se të mbetet i mbërthyer.

Detroit Neës njofton se Preston është marrë në paraburgim dhe është duke u mbajtur në burgun e qarkut Macomb.

Motivi i tij për vjedhjen e ambulancës mbetët i panjohur. /IndeksOnline/

Lexo të tjera