09:35 / E diel, 16 Korrik 2017

KIA lanson modelin e ri të SUV (Foto)

KIA lanson modelin e ri të SUV (Foto)

KIA Stonic është anëtari më i ri i kësaj kompanie, ky model i ri i SUV, është konkurrent i drejtpërdrejtë i Nissan Juke, Toyota CH-R dhe Renault Captur.

Kjo veture ka një sërish sistemesh autonome që kanë të bëjnë me sigurinë dhe parandalimet e aksidenteve, transmeton Indeksonline.

Stonic SUV posedon sistemin e zbulimit të këmbësorëve në rrugë duke paralajmëruar shoferin. Ai gjithashtu ka gjetur një zgjidhje perfekte për këndin e vdekur ku vozitësi nuk ka nevojë ta kthej kokën mbrapa që të shikoj sepse këtë funksion e kryen vetë vetura duke e paralajmëruar shoferin.

Sa i përket fuqisë Stonic SUV ka motor dizel 1.0L T-GDI, si dhe në versionin me benzinë ka tre modele motoresh 1.25, 1.4 dhe 1.6L./Indeksonline/ 

Temat:
Lexo të tjera