16:33 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Mercedes, Audi dhe Bmw testohen në borë dhe akull [Video]

Mercedes, Audi dhe Bmw testohen në borë dhe akull [Video]
Te fansat e makinave gjermane Mercedes,Bmw dhe Audi, egziston ende dilema se cila prej këtyre veturave është më e mira në kushte dimri.

Një ekspert rus ka bërë një testim perfekt të këtyre makinave dhe një makine Subaru, shkruan Indeksonline.

Në testimin e parë, shihen teksa veturat janë të lidhura me litarë, duke provuar stabilitetin e tyre se cila po qëndron në vend.

Në testimin e dytë, ato provohen në një kodër me borë, ku eksperti rus spërkat me ujë borën që rruga të bëhet edhe më e rrëshqitshme, duke iu vështirësuar edhe më shumë punën makinave.

Se cila makinë del të jetë fituese dhe më stabile në borë dhe akull, shikoni videon më poshtë. /Indeksonline.net/

Lexo të tjera