12:19 / E premte, 11 Gusht 2017

Mësohet data e ardhjes së Audi A3

Mësohet data e ardhjes së Audi A3

Në nëntor të vitit 2016 ishte raportuar se Audi ka shtyrë zhvillimin e gjeneratës së re të modelit A3, në mënyrë që të fokusohet në problemet e shkaktuara nga skandali me dizel.

Sipas raportimeve më të reja, duket se “viktima” e kësaj shtyrjeje do të jetë A3 me tri dyer.

Për të ulur shpenzimet e zhvillimit dhe prodhimit, Audi nga gjenerata e ardhshme e modelit të saj kompakt do të përjashtojë variantin me tri dyer, shkruan Autocar.  Një vendim i tillë i udhëheqjes së kompanisë është pjesë e programit të konsolidimit, të cilin pas aferës dizel të vitit 2015 e ka bërë pronari i brendit Audi, Volkswagen.

Vlerësohet se blerësit nuk kanë shprehur interesim sa duhet për versionin me tri dyer, në mënyrë që të arsyetohet ekzistimi i tij në kuadër të gjeneratës së katërt të modelit A3.

Sipas të njëjtit burim, Audi A3 i ri do të arrijë në treg në vitin 2019.

Nga ana tjetër, A3 Sedan do të mbetet në prodhim edhe në kuadër të gjeneratës së ardhshme, ndërsa premiera e tij pritet në vitin 2020.


Temat:
Lexo të tjera