12:04 / E hënë, 19 Qershor 2017

Pas skandalit me naftë, bien shitjet e veturave dizel në evropë!

Pas skandalit me naftë, bien shitjet e veturave dizel në evropë!

Shitjet e veturave dizel në Evropë kanë filluar të bien, si shkak i skandalit të disa veturave me naftë.

Pas skandalit të Volkswagen, kërkesat e konsumatorëve për veturat dizel në Evropë ka filluar të përkeqësohen, pasi konsumatorët kanë mësuar rreth emetimeve toksike të oksidit të azotit që vie nga nafta, shkruan Indeksonline.

AutomativeNews njofton se në Gjermani shitjet me naftë përbënin 40 përqind të veturave të reja në mars, një rënie e ndjeshme nga 45.8 përqind sa ishte në vitin 2016 dhe 48.1 përqind në vitin 2012. Në Evropë, shitjet kanë rënë nga 50 përqind e tregut në 46 përqind.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, ekziston një mundësi që Shtutgarti të parandalojë automjetet dizel që janë më të vjetra se 3 vite nga viti 2018 dhe ka mundësi që edhe Munichu të ndjek shembullin e njejtë.

Kryetarët e bashkive të Parisit, Madridit, Athinës dhe Mexico City kanë premtuar gjithashtu të mos i lejojnë në qytetet e tyre automjetet me naftë, që nga viti 2025. /Indeksonline/

Lexo të tjera