13:32 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Premiera botërore: Audi me model të fuqishëm me 450 kuaj fuqi (Foto)

Premiera botërore: Audi me model të fuqishëm me 450 kuaj fuqi (Foto)

Audi në panairin aktual të veturave në Frankfurt ka prezantuar modelin e ri karavan RS4 Avant.

Ai është automobili më i fuqishëm nga familja e Audi A4/A5 me motor 2.9 litra TFSI bi-turbo V6, i cili prodhon 450 kuaj fuqi.

Fuqia bartet në të katër rrotat përmes sistemit Audi quattro dhe ndërruesit automatik të modifikuar prej  tetë shpejtësive.

Vetura RS4 Avant nga 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 4.1 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h. Me opsionin RS Dynamic, limiti ngrihet deri në 280 km/h, transmeton KosovaPress. 

Karavani më i fuqishëm i Audi është më i shpejtë për 0.1 sekonda në krahasim me konkurrentin  Mercedes-AMG C63 Estate, i cili është i pajisur me agregatin bi-turbo V8 dhe ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.

Versioni më i lirë i Audi në Gjerman kushton 79.800 euro.


Temat:
Lexo të tjera