16:36 / E hënë, 17 Korrik 2017

Toyota më e shitura në botë, kryeson në 49 vende [Infografiku]

Toyota më e shitura në botë, kryeson në 49 vende [Infografiku]

Në vitin 2016, Volkswagen e kishte kaluar Toyotan si prodhuesi me më së shumti vetura të shitura në botë.

Por, nëse ju kërkoni më thellë në shifrat e shitjeve të vitit të kaluar, Toyota është në të vërtetë marka më e shitur në 49 vende, shkruan Indeksonline.

Në infografikun e dhënë më poshtë nga 'Regtransfers' në Mbretërinë e Bashkuar, ne mund të shohim se Toyota ka një mburojë në rajonet kyçe në të gjithë botën, përfshirë Amerikën Latine, Azinë dhe Afrikën dhe kryeson listat e shitjeve në vende si Costa Rica, Uganda, Angola, Tanzania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori, Indonezia dhe Australia.

Me një distancë, në vend të dytë vjen Volkswagen, duke kapërcyer listat e shitjeve në vetëm 14 vende. Shumica e tyre janë të përqendruara në Evropë dhe përfshijnë Zvicrën, Belgjikën, Holandën, Suedinë, Gjermaninë, Kroacinë dhe Bjellorusinë.

Në pozitën e tretë është Ford. Kompania ka arritur të mbaj tregje kyçe si SHBA, Kanada dhe Zelanda e Re.

Në vendin e katërt është Renault dhe Skoda, me gjashtë vende dhe pastaj Dacia dhe Fitat të dyja me pesë vende. /Indeksonline/

Lexo të tjera