18:04 / E enjte, 10 Gusht 2017

Volvo befason të gjithë: 23,500 dollarë zbritje për modelin XC90 T8 Excellence [Foto]

Volvo befason të gjithë: 23,500 dollarë zbritje për modelin XC90 T8 Excellence [Foto]

Vitin e kaluar Volvo prezantoi modelin T8 Excellence, një variant ultra-luksoz i XC90, me një çmim prej 105,895 dollarë.

Pavarësisht nga çmimi i lartë, Volvo ka vendosur të ndihmojë tregtarët të pastrojnë aksionet e mbetura, duke bërë zbritje deri 23,500 dollarë, shkruan IndeksOnline.

Oferta do të jetë e pranueshme deri më 31 gisht, me Volvo duke dhënë një bonus prej 20,000 dollarë për të gjitha modelet e mbetura XC90 T8 Excellence. 

Në të njejtën kohë, kompania gjithashtu ofron një bonus prej 3.500 dollarëve për çdo klient që vjen nga një listë e konkurrentëve të kualifikuar.

Për më shumë, krejt ajo çfarë duhet të bëni në fund, është të iu tregoni dëshmi që zotëroni ose merrni me qira një nga markat e mëposhtme: Acura, Audi, BMW, Cadillac, Infiniti, Jeep, Lexus, Lincoln dhe Mercedes-Benz. 

Nuk është e detyrueshme për të tregtuar me automjetin tuaj, plus ju mund të ndani zbritjen me anëtarët e familjes së njejtë. /Indeksonline/

Lexo të tjera