20:18 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Zbulohet data e arritjes së Lamborghini Urus [Video]

Zbulohet data e arritjes së Lamborghini Urus [Video]

Prodhuesi italian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën përkujton të arriturat e veta nga e kaluara dhe paralajmëron edhe një model revolucionar për të ardhshmen- SUV Urus.

I shumëprituri Lamborghini Urus do të prezantohet zyrtarisht më 4 dhjetor të këtij viti, 24 vjet pasi përfundimit të prodhimit të modelit LM002.

Kur në fillim të dhjetorit Urus do të prezantohet në publik, Lamborghini do të vazhdojë me auto-brendet luksoze, të cilat sipas traditës, do t’iu ofrohen blerësve.

Modele të ngjashme kanë paralajmëruar edhe Porsche, Bentley, Maserati, Jaguar, Rolls-Royce, Aston Martin dhe Ferrari.

Lexo të tjera