09:51 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Autobusat e linjës Prizren- Prishtinë në grevë

Autobusat e linjës Prizren-Prishtinë dhe anasjelltas mëngjesin e sotëm e kanë filluar me grevë, si pasojë e së cilës asnjë autobus i kësaj linje nuk do të bartë udhëtarët si në ditët e zakonshme.

Florim Gashi, nga kompania e autobusëve “Atmaxha” ka thënë se arsyeja e kësaj greve është mosplotësimi i disa kërkesave të kompanive nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka treguar se kanë dërguar një kërkesë në këtë ministri për t’i shtuar 18 linja të reja të autobusëve në rrugën që kalon nga autostrada, por sipas tij, ministria e ka aprovuar vetëm linjën e një kolegji privat, dhe jo të tjerat.

 

Temat: