20:13 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Autobusi nga Kosova merr flakë në “Rrugën e Kombit” (Video)

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në ‘Rrugën e Kombit’.  Raportohet se nuk ka dëme në njerëz.

Ndërkohë që raportohet se autobusi vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt vendit tonë. Raportohet se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të bëra pas shuarjes së zjarrit që kaploi autobusin, që mendohet se ishte nga Suhareka.

Ndërkohë që menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Klikoni këtu për ta parë videon.