15:34 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Autor i vrasjes në Deçan një 18 vjeçar

Indeksonline ka raportuar sot se Agonis Tetaj u vra në Deçan. Për këtë Policia e Kosovës përkatësisht Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun DRP -Pejë është njoftuar se rreth orës 11:10 në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti.

“Viktima A.T. (1989) fillimisht është dërguar ne QMF-Deçan por si pasoj e plagëve të rënda i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor viktima ka arritur pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim, transmeton ‘Indeksonline’.

“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’.

Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, përfundon komunikata./Indeksonline/