19:47 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Autorja e librit ‘I let you go’ kërkon këtë grua për një arsye interesante! (Foto)

Sporti, pavarësisht sa është i mirë në shumë raste nuk përcillet nga të gjithë.

Jo vetëm kaq, madje as edhe një ndeshje e tërë nuk përcillet me vëmendje nga të gjithë.

Kësisoj një grua nuk arriti të ndjekë një lojë e cila zgjatë më shumë se një ditë e që njihet si ‘Kriket’.

Por është pikërisht autorja e librit ‘I let you go’, Clare Mackintosh e cila ka kërkuar që të gjendet gruaja e cila po lexonte librin e saj përgjatë zhvillimit të ndeshjes në mes Indisë dhe Anglisë, transmeton Indeksonline.

Përmes rrjetit social Twitter autorja ka thënë se dëshiron të gjejë këtë grua t’i dhurojë asaj edhe librat e tjerë në mënyrë falënderimi për publicitetin që i ka bërë.

Tanimë ajo ka nisur një mision për gjetjen e gruas në fjalë./Indeksonline/