17:55 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avionët e ushtrisë serbe nesër fluturojnë sërish mbi Preshevë (Foto)

Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Serbisë do të fluturojnë mbi territorin  e jugut të Serbisë, apo saktësisht në Preshevë.

Fluturimet do të bëhen me datën 19 dhe 20 korrik, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave serbe fluturimet do të realizohen në kuadër të trajnimit të rregullt të fluturimit. Ndryshe disa fluturime të tilla u bënë edhe para disa muajsh, të cilat u cilësuan si provokime në drejtim të shqiptarëve në Preshevë.

Fluturimet saktësisht u bën pas arrestimit të Drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq./Indeksonline/