14:46 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avonet reagon ndaj parregullsive të Komunës së Vitisë

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka vlerësuar dhe analizuar Raportin e Auditimit për Komunën e Vitisë, ky raport ka 16 rekomandim të cilët kanë nxjerr veprimet e institucionit komunal të cilat disa nga rekomandimet janë shumë serioze për Komunën e Vitisë.

Nga një prej të gjeturave nga Raporti i Auditimit e cila sipas AVONET-it është një prej shkeljeve të rënda, një nga e gjetura në çështja: dobësi në procesin e rekrutimin për personelin arsimor .

Sipas UA nr 17/2009, personelin arsimor në shkollë e përzgjedh Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në bazë të rekomandimit të komisionit për zgjedhjen e personelit. Në konkursin e shpallur për mësues klasor zëvendësim, komisioni kishte vlerësuar kandidatët me poentim, megjithatë nuk kishte rekomanduar DKA-në për kandidatin e suksesshëm. Si rezultat, DKA kishte nënshkruar kontratën me kandidatin i cili nuk kishte fituar pikët maksimale gjatë procesit të vlerësimit.

Mos rekomandimi nga komisioni i vlerësimit për kandidatin e suksesshëm, ka ndikuar që të përzgjidhet kandidati jo meritor dhe të ndëshkohet kandidati i cili ishte vlerësuar me më shumë pikë nga komisioni i vlerësimit.

Kryetari të siguroj, forcimin e kontrolleve gjatë përzgjedhjes së stafit arsimor, me ç’rast komisioni i vlerësimit pas procesit të vlerësimit rekomandon DKA-në për kandidatin e suksesshëm me pikët maksimale në vlerësim dhe kjo e fundit nënshkruan kontratën në bazë të këtij rekomandimi.

AVONET, kërkon nga kryetari Haliti që merr shumë seriozisht dhe ndëshkoj ata të cilët ishin pjesë e këtyre shkeljeve dhe t’ju shkëputet kontrata.

Poashtu Raporti i Auditimit ka hasur dhe ka ngritur se nga 25 rekomandime të dhëna, vetëm pesë ishin zbatuar plotësisht, nëntë ishin në proces të zbatimit ndërsa 11 të pazbatuara. Rekomandimet e dhëna kryesisht mbulonin vitin paraprak, e deri në tre-mujorin e dytë të vitit aktual. Këto rezultate tregojnë një mungesë të vullnetit të menaxhmentit për marrjen e përfitimeve nga auditimi i brendshëm dhe sigurisë mbi funksionimin e kontrolleve të brendshme.

Komiteti i auditimit gjatë vitit nuk kishte arritur të jetë mjaft efektiv, duke mbajtur vetëm tri takime, nga minimum katër sa kërkohen sipas statutit të këtij komiteti, si dhe UA 11/2010 mbi funksionimin e KA në sektorin publik. Kjo është pasqyruar edhe tek niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve të AB.

Mbulueshmëria jo e mjaftueshme e auditimit të vitit aktual dhe aktiviteteve operative në proces ndikon në mos identifikimin e dobësive aktuale duke rezultuar me jo efikasitet në dhënien e sigurisë ndaj menaxhmentit lidhur me funksionimin e kontrolleve të brendshme.

Njëherë, moszbatimi i rekomandimeve nga menaxhmenti dhe mos angazhimi i mjaftueshëm i KA në këtë drejtim, redukton efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe përsëritjen e dobësive të identifikuara. AVONET kërkon nga kryetari Haliti që të gjeturat në Raportin e Auditimit ti trajtoj si prioritet dhe si shkelje, po ashtu që rekomandimet të jenë pasqyrë e institucionit që drejton.

AVONET, bënë thirrje Policisë së Kosovës, konkretisht njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë që ta hetojnë rastet që Raporti i Auditorit i ka nxjerr si të gjetura.