18:59 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Bademi shkrin masat e yndyrës rreth stomakut

Hulumtimi më i ri i publikuar në revistën Journal of the American Heart Association, tregon se vetëm 30 gramë badem në ditë mjafton për uljen e masës së yndyrës së krijuar në pjesën e përparme të stomakut.

Sipas studiuesve, bademi mbron edhe nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ruan shëndetin e lëkurës.

“Ishim shumë të entuziazmuar  se një ndryshim kaq i rëndësishëm është arritur për pak kohë. Besoj se meritor për këtë janë omega-3 dhe përveç kësaj, bademi përmban edhe ushqyes tjerë si vitamina E, fibra dhe proteina”, thotë Kler Beriman, udhëheqës i ekipit hulumtues./Indeksonline/