15:50 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Bajrami komenton përçarjen e Vetëvendosjes

Përçarjet e tanishme në Vetëvendosje, sipas Mustafa Bajrami, analist dhe teolog, nuk duhet shikuar (vetëm) nga këndvështrimi i momentit historik nëpër të cilin po kalon një lëvizje politike shqiptare. Ai thotë se këtë ngjarje të dhimbshme duhet kuptuar si një fenomen që ka bashkëjetuar me logjikën shqiptare në udhëheqje përgjatë historisë.

“Ky rast tregon fatin e keq që i ka përcjellë shqiptarët nëpër kohë të ndryshme. Them kështu sepse rrallë herë ka ndodhur që klasa politike shqiptare t’i ketë quar proceset deri në fund, pa plasaritje të këtilla në dëm të njerëzve që i kanë udhëhequr”, ka thënë Bajrami.

Andaj, ai bindshëm beson se historia jonë si shkencë nuk duhet shikuar (vetëm) si “tregim i bukur” mbi të kaluarën e as si shprehje e mllefit ndaj të tjerëve që vazhdimisht na paskëshin hyp mbi qafë, por, duke analizuar rrethanat dhe momentet nëpër të cilat kaloi njeriu jonë, duke shikuar në logjikën e të menduarit tonë, domosdo të bëhen përpjekje për ndonjë ndërhyrje të mundshme ndaj këndvështrimit të pikëpamjes shqiptarë mbi jetën.

“Këtë duhet dhe mund ta bëjnë vetëm njerëzit e dijes që kanë aftësinë të shikojnë edhe përtej perdes së syve, jo politikanët të cilët janë të prirë të jenë të tillë, ashtu siç janë…!!”, ka thënë ai./Indeksonline/