13:06 / E Premte, 08 Qershor 2018 / k.v

Bakteret vaginale mund të kenë një rol në kancerin e qafës së mitrës

Përbërja e baktereve në vaginë mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Lidhshmëria në mes të baktereve vaginale dhe kanceri i qafës së mitrës

Infeksioni me disa lloje të veçanta të papillomavirusit njerëzor (HPV) është një rrezik i njohur për kancerin e qafës së mitrës. Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Arizonës në Phoenix sugjerojnë se faktorë të tjerë gjithashtu mund të jenë të rëndësishëm për shkak të ndikimit të tyre në gjendjen e qafës së mitrës.

Studimi raporton se gratë me kancer të qafës së mitrës kishin baktere të ndryshme vaginale në krahasim me gratë që nuk kishin anomali të qafës së mitrës.

Gjetjet sugjerojnë që mund të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë midis baktereve “të mira” dhe një cerviku të shëndetshëm, dhe “baktereve” të këqija dhe rrezikut të rritur për kancerin e qafës së mitrës./Indeksonline/