21:40 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Balotelli po kërkohet nga gjiganti i Premierligës

Pas përpjekjeve për të gjetur ndonjë formë për disa sezone, Balotelli duket se ka rilindur në Nice, ku ai u transferua nga Liverpuli në një transferim të lirë në vitin 2016.

Kjo formë e shkëlqyeshme ​​ishte ajo që i siguroi një vend Balotellit  në Kombëtaren e Italisë. Ai bëri paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare për Italinë pas më shumë se katër vjet kundër Arabisë Saudite.

Sipas medieve angleze, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka shprehur interesim për tu takuar me Balotellin për të shikuar mundësinë e një transferimi.

Ai mund të bëj një lëvizje për italianin duke paguar vetëm 10 milionë në arkat e klubit francez. /IndeksOnline/