23:18 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj

Një bandë minorenesh në Durrës, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë grabitur dy të rinj nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku iniciale A. D., 16 vjeç dhe L. B., A. M., e S. K., vjeç 15 vjeç, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë celularët të markës “Samsung”, shtetasve E. Q., dhe E. Q., vjeç 28 e 18, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 14. 08. 2018, u ndaluan shtetasit me iniciale A. D., L. B., A. M., dhe S. K., vjeç  16, 15, 15 e 15, banues në Durrës, pasi rreth orës 23:30, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë celularët të markës “Samsung”, shtetasve E. Q., dhe E. Q., vjeç 28 e 18, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 134/2  e  88/2 të Kodit Penal.