17:23 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 90-vjeçari

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një banesë në Tiranë.

I moshuari me inicialet B.G., 90 vjeç ka qenë në banesën e përfshirë nga flakët në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet, transmeton TCH.

Si pasojë e flakëve dhe të tymit, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë shuar flakët, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Temat: