20:38 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Banesën e Valës e fitoi një grua nga Prizreni

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tërhoqi tiktën e cila e bëri me apratament në Prishtinë, personin me këtë numër të telefonit 044 419 637 i cili i perket një gruaje nga komuniteti boshnjak në Prizren.

“Banesa është e re në Rrugën B. Uroj që ndonjë fatlum që nuk ka apartament ta fitoj dhe jo ndonjë që ka dy tre banesa. Nuk do të jenë shpërblimet e fundit dhe do të vazhdojmë edhe me shpërblime edhe më të mëdha. Me dy apo tre banesa”, tha Agron Mustafa

Tërheqja e tiketës nga ana e Mustafës ishte dhurata më e madhe e shlprndarë ndonjëherë nga kjo kompani, banesë në Prishtinë, ndërkohë që dhurata tjera në vlerë prej qindra mijëra eurove u shpërndanë gjatë 30 minutavë të lojës shpërblyese.

“Janë 420 shpërblime që po ndanë Vala për klientet e vet. Dua të them se po bëjmë një tërheqje tejet transparente në prani të kamerave dhe komisionit. Javën e kaluar u dha një Iphone 8 dhe pas vërifikimit doli që ishte punëtorë i Vala-s. E kemi ripërsëritur lojën pasi punëtorët e Vala-s nuk mund të jenë pjesë e lojës. As fitues të Banesës”, tha drejtori Agron Mistafa.

Loja shpërblyese e Vala filloi me 12 korrik dhe ka zgjatur për 12 javë.

Pjesmarrësit në lojë janë kyqyr me blerjen e një mbushje prej vetëm 3 eurove.