18:47 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Banorët e Gllobarit dhe Terstenikut pastrojnë malet në “Kamenicë”

Disa banorë të fshatit Gllobar dhe Terstenik 1, të Komunës së Drenasit, gjatë ditës së sotme vullnetarisht kanë ndërmarr një aksion pastrimi.

Ata kanë pastruar pishat në malet e “Kamenicës”, që është një vend perfekt për piknik në rajonin e Drenasit, transmeton Indeksonline.

Banorët e kësaj ane iu kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që vizitojnë këtë zonë, të mos e ndotin ambientin duke lënë mbeturina në pyll./Indeksonline/