20:06 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Banorët e Zhegrës kundërshtojnë ndërtimin e parkingut, thonë se është dëmtuar ambienti (Video)

Ditë më parë në fshatin Zhegër në Komunën e Gjilanit, kishin filluar punimet për ndërtimin e një parkingu. Mirëpo banorët e fshatit janë kundër ndërtimit të tij. Ata akuzojnë kryetarin e këshillit të fshatit që ka marrë vendim pa i pyetur banorët. Shemsedin Elezi e pranon se ishin ngutur pak kur kishin nisur procedurat për parkingun.

E për këtë, banorët e  Zhegrës, thonë se kanë një arsye.Këtë hapësirë dikur e mbulonin drunjtë e gjelbërimi.Por parkingu i cili u fillua të ndërtohet me iniciativë të kryetarit të Këshillit të fshatit, ia ka ndryshuar pamjen vendit.

E këtë vendim e kundërshtojnë banorët e fshatit.

Mirëpo sipas kryetarit të Këshillit të fshatit, Shemsedin Elezi akuzat e tyre janë të pavenda.

Megjithatë Elezi e pranon se nuk i kanë ndjekur procedurat e rregullta për ndërtimin e parkingut.

Ai sqaron se punimet janë ndërprerë.

Ndërsa përmes telefonit, drejtori i drejtorisë së inspeksionit në Komunën e Gjilanit, Nevzat Reshiti, ka thënë se punimet janë ndërprerë për shkak që Elezi, nuk ka qenë në dijeni që duhet t’i ndjekë procedurat.

Sipas tij brenda një periudhe të shkurtër gjithçka do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Temat: