10:16 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Banorët: Hajnat vranë vëllezërit Maloku në Malishevë

Vrasja e ndodhur në Plloqicë të Malishevës ka tronditur banorët e kësaj ane.

Indeksonline ka kontaktuar me banorët e këtij fshati të cilët thonë se hajnat dyshohet se lanë të vdekur dy vëllezërit Bahri e Shani Malokun, ky i fundit pjesëtar i FSK-së.

Sipas banorëve të Plloqicës, viktimat nuk kanë pasur problem me askënd dhe dyshojnë se mbi ta kanë qëlluar vetëm hajnat.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për motivet, ndërsa thotë se po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e krimit./Indeksonline/