22:00 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barca pranë talentit më premtues në botë

Barcelona është pranë marrëveshjes me njërin nga talentët më premtues në botë. Frenkie De Jong ka shumë oferta në tavolinë, por ajo e Barcelonës po e tërheqë më shumë.

Skuadra katalonase është në kontakte të vazhdueshme me drejtorin e Ajaxit, Marc Overmars, ish lojtar i Barcelonës.

Dy ndërmjetësit e këtij transferi, Segura e Abidal thuhet se kanë kontakte të vazhdueshme me Ajaxin dhe se marrëveshja mund të arrihet shpejt.

Problemi i vetëm në këtë pazar është çmimi. Ajaxi po kërkon 50 milionë euro, shumë të cilën Barcelona nuk po pranon ta paguaj.

Megjithatë, duke patur parasysh raportet e mira mes dy skuadrave gjigante, marrëveshja mes tyre mund të quhet punë e kryer./Indeksonline/