12:51 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barça synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve ndaj Gironas

Derbi i parë katalunas i këtij sezoni po afron. Barcelona dhe Girona përballen të dielën në mbrëmje në ”Camp Nou”.

Barcelona dëshiron ta rikthejë kreun e tabelës dhe skuadra e Eusebios synon gjithashtu rezultat pozitiv.

Barcelona nuk do të bëjë rotacion të madh bazuar në fjalët e Valverdes. Trajneri mund të luajë me Clement Lenglet para Samuel Umtitit.

Kjo për shkak se Valverde dëshiron t’i japë atij disa minuta para ndeshjes me Tottenhamin në ”Wembley”, ku Umtiti është i pezulluar.

Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ndryshojë edhe aq. Barcelona ka luajtur të martën dhe që nga atëherë, lojtarët kanë pushuar mjaft.

Nelson Semedo, Denis Suarez, Munir El Haddadi, Arturo Vidal dhe Arthur janë ftuar në skuadër dhe janë duke shpresuar për të luajtur, derisa Rafinha, Vermaelen, Samper, Alena dhe Malcom nuk janë të përfshirë.

Skuadra e Gironas është: Bono, Bernardo, Alcalá, Granell, Stuani, Pere Pons, Portu, Borja García, Aday, Douglas Luiz, Juanpe, Roberts, Muniesa, Doumbia, Aleix García, Pedro Porro dhe Eric Montes./IndeksOnline/