10:31 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Barcelona afër marrëveshjes me talentin brazilian

Barcelona është duke u përpjekur për të mbyllur marrëveshjen me Arthur Melo të Gremio Porto Alegro.

Sipas Mundo Deportivo, sekretari i klubit, Robert Fernandez po qëndron në Brazil në përpjekje për të mbyllur transferimin e 21 vjeçarit.

Vetë mesfushori ka pranuar se dëshiron të transferohet në Spanjë dhe mbetet vetëm marrëveshja me klubin. /IndeksOnline/