23:25 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Barcelona e kërcënon Romën me një foto të Tottit

Faqja zyrtare e Barcelonës ka publikuar një fotografi duke i bërë kërcënim indirekt kundërshtarit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Romës.

Barcelona ka publikuar foton e dy më të mirëve të historisë së dy skuadrave, Messin dhe Tottin.

Por, mesazhi nuk duket të jetë aq i mirë për Romën.

“Ne e dimë se Totti nuk do të jetë në fushë, por ne jemi të sigurtë se do të jetë një eliminim i madh. Shihemi së shpejti Roma” thuhet në faqen e Barcelonës./Indeksonline/