21:45 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Barcelona e plotë kundër Chelseas, rikthehen dy futbollistët kryesorë

Andres Iniesta është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për t’u përballur me Chelsean në Ligën e Kampionëve bashkë me yllin, Lionel Messi, shkruan indeksonline.

Iniesta kishte qenë duke u përpjekur të shërohet nga një lëndim në kohë për t’u përballur me Blues në ndeshjen e 1/8, me trajnerin Ernesto Valverde duke pranuar të luajë me mesfushorin veteran do të ishte një rrezik.

Por ai ka vendosur të përfshijë Iniesta në grup për ndeshjen e së mërkurës, ku 33-vjeçari mund të shfaqë për herë të parë që nga lëndimi kundër Atletico Madrid në La Liga më 4 mars. /IndeksOnline/