23:59 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Barcelona mendon për Iniestan, duan qëndrimin e tij?

Skuadra e Barcelonës përgatit planin për ta mbajtur në ekip mesfushorin spanjoll, Andreas Iniesta.

Sipas “Sport.es”, presidenti i klubit katalunas, Josep Bartomeu dhe trajneri, Ernesto Valverde do të takohen me 33-vjeçarin pas ndeshjeve të kombëtareve për të biseduar rreth kontratës së re.

Iniesta është pjesë e Barcelonës nga viti 2002 (1996-2003, ishte pjesë e akademisë dhe Barcelonës B), por spekulimet e qojnë atë te skuadra e Juventusit gjatë afatit veror.

Përveç kampionëve nga Serie A, Iniesta është duke u kërkuar me ngulmë edhe nga disa klube kineze./IndeksOnline/