09:39 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona publikon listën, kush debuton?

Skuadra e Barcelonës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e sotshme kundër Real Sociedad.

As gjatë kësaj jave nuk pritet debutimi i Philipe Coutinhos, e as i Yerri Mina, transmeton IndeksOnline.

Coutinhos dhe Minas, si futbollistë të lënduar dhe që do të mungojnë në këtë ndeshje iu bashkangjiten edhe Rafinha, Aleix Vidal, Gerard Deulofeu, Samuel Umtiti dhe Paco Alcacer.

Lista e futbollistëve të ftuar për duelin e sotshëm që nis nga ora 20 e 45, është ky: Ter Stegen; Semedo, Pique, Rakitic, Busquets, Denis Suarez, Iniesta, Suarez, Messi, Dembele, Cillessen, Alba, Digne, Sergi Roberto, Gomes dhe Vermalen.

Temat: