21:04 / E Martë, 21 Gusht 2018

Barcelona tenton përsëri yllin e Ajax

Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barcelona do të tentojë sërish të marrë nga Ajax, Frankie de Jong.

Mesfushori holandez i pëlqen shumë klubit katalanas, që është gati të presë deri në fund të muajit.

Nëse Ajax nuk do të kualifikohet për në fazën me grupe të Champions League, atëherë De Jong do të shkojë në “Camp Nou”, ndërsa nëse holandezët do të kualifikohet, Barça do të arrijë një marrëveshje paraprake për sezonin e ardhshëm dhe do ta lejojë të qëndrojë edhe një vit në Amsterdam.

21-vjeçari De Jong, është pjesë e Holandës U-21, dhe sivjet është rikthyer te ekipi i parë i Ajax, ku debutoi që 19 vjeç me 26 ndeshje të luajtura, por në sezonin e kaluar kaloi te Ajax “B” për të marrë më shumë minuta të nevojshme për rritjen e tij.

Temat: